Kapen pesë persona për vjedhjen e rëndë në Junik

Kapen pesë persona për vjedhjen e rëndë në Junik

Pesë persona janë kapur nga Policia e Kosovës për një vjedhje të rëndë në Junik.

Të dyshuarit më datë 25.05.2024 në një objekt kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës.

Pas një pune operativo hetimore janë identifikuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës se mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve.

Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe me udhëzim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.