Kosova e pafuqishme ndaj Norvegjisë
Kombëtarja e Kosovës sot ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë dhe të fundit miqësore gjatë këtij muaji.
“Dardanët” të drejtuar nga Franco Foda u mposhtën thellë nga Norvegjia, me shifrat 3-0.
Të tre golat i shënoi sulmuesi më në formë në botë, Erling Haaland, i cili shfrytëzoi çdo gabim të mbrojtjes kosovare.
Fillimisht, Haaland gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 14-të të ndeshjes, derisa të dytin e shënoi në minutën e 70-të.
Në minutën e 75-të, Haaland kompletoi tregolëshin, dhe kështu ishte epilogu i takimit.
Norvegjia do të luajë me Danimarkën pas ndeshjes me Kosovën.
Ndërkohë, Kosova me këtë takim në Oslo e përfundon edhe këtë rrugëtim, derisa rikthehet të luajë tek në shtator në Ligën e Kombeve.