Ibishi thotë se ka pasur tendencë për rigrupim të grupeve kriminale në Serbi
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në “Info Magazine” në Klan Kosova ka thënë se ka pasur tendencë për rigrupim të grupeve kriminale në Serbi.
Ai është shprehur se kjo nuk ka ndodhur pasi që, siç tha Ibishi, është thënë se nuk është koha, përcjell Klankosova.tv.
“Ka pasur tendencë, jo shumë larg, në fillim të majit ka pasur një tendencë të tillë. Në Beograd, Radoiçiqi, Vulini dhe të tjerët kanë dashur ta organizojnë, nuk po spekuloj, por po e them të vërtetën, mirëpo është parandaluar ajo mundësi, duke thënë se nuk është koha, për një kohë tjetër Vuçiqi ka menduar”, është shprehur Ibishi.