Mbyllet pjesa e parë, Norvegjia në epërsi ndaj Kosovës

Mbyllet pjesa e parë, Norvegjia në epërsi ndaj Kosovës

Norvegjia e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Kosovës me rezultat 1-0 në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në stadiumin “Ullevaal” në Oslo.

Kosova e nisi ndeshjen mirë, duke kontrolluar gjithçka, por nuk vonoi shumë dhe një aksion i bukur i Norvegjisë zhbllokoi ndeshjen.

Zhvillohej minuta e 15-të, kur David Moller Wolfe harkoi bukur në zonë për ta gjetur Erling Haalandin, i cili me kokë shënoi për 1-0.

Pas golit, Kosova mbeti pa Valon Berishën, që nuk mundi të vazhdojë lojën pas një dëmitmi, ndërsa në vend të tij u fut Albion Rrahmani.

Në minutën e 36-të, Haaland ka mundur të shënojë edhe golin e dytë me kokë, por Visar Bekaj bëri një pritje të madhe duke e dërguar topin në këndore.

Pas pak minutash edhe Elbasan Rashani u largua nga fushë pas një dëmtimi, ku në vend të tij u fut Bernard Berisha.

Martin Odeegard gjuajti bukur në minutën e 40-të, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

Kosova kishte dy mundësi në fund me Leart Paqaradën dhe Edon Zhegrovën, por gjuajtjet e tij nuk qëlluan cakun.

Në minutën e dytë shtesë, Zhegrova asistoi te Rrahmani, por goditja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën.