Kosova publikon formacionin zyrtar, starton ylli i Superligës
FFK-ja ka publikuar formacionin e Kombëtares së Kosovës për ndeshjen ndaj Norvegjisë, që nis nga ora 19:00.
Franco Foda ka bërë disa zgjedhje befasuese, teksa ndeshjen e nisë edhe ylli i Ballkanit, Lindon Emërllahu.
Në portë, trajneri gjerman ka vendosur për Visar Bekajn para Arijanet Muric, derisa në mungesë të Rashicës, takimin nga fillimi e nisë edhe Elbasan Rashani.
Formacioni i plotë:
Bekaj; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Emërllahu, Berisha, Idrizi; Zhegrova, Muriqi, Rashani.
Kjo do të jetë ndeshja e vetme miqësore e këtij muaji, derisa në muajin shtator, Kosova luan në Ligën e Kombeve, ku do të ketë punë me Rumaninë, Qipron e Lituaninë.