Hapet Panairi i 24-të i Librit në Prishtinë

Hapet Panairi i 24-të i Librit në Prishtinë

Në Pallatin e Rinisë me moton “Përgjigjja është libri” është hapur edicioni i 24-të i Panairit të Librit.

Në ceremoninë hapëse morën pjesë ministri Hajrulla Çeku, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi, mysafir i veçantë shkrimtari francez Éric Faye, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, kryetari Shoqatës së Botuesve të Kosovë, Edon Zeneli, botues, autorë e lexues të shumtë, ka njoftuar MKRS-ja.

Ministri Çeku në fjalën e tij para të pranishmëve tha se Panairi i Librit është një nga traditat më të bukura në Kosovën e pasluftës, kur sheh gjithë këta botues e tituj të ri të librave që i ofrohen lexuesit, duke theksuar se institucionet në vazhdimësi duhet të jenë në dispozion të botuesve dhe të autorëve.

Fjalë rasti mbajtën edhe ministrja Nagavci, drejtoresha e Kulturës në kryeqytet, Sibel Halimi, shkrimtari francez Éric Faye dhe kryetari Shoqatës së Botuesve të Kosovë, Edon Zeneli.

Në ketë edicion të Panairit të Librit marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, ndërsa numri i titujve të rinj është rreth 2000, e i atyre të viteve të fundit 6000 sosh.

Gjatë ditëve të panairit do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera kulturore dhe letrare.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00-21:00 deri më 9 qershor në orën