Nëna në Klinë braktis fëmijët, rasti po hetohet
Një grua në Klinë ka braktisur fëmijët e saj.
Rastin në Polici e ka raportuar ankuesi mashkull kosovar. Ai ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje.
Lidhur me rastin po merret prokurori kompetent.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.