Tentohet të rrëmbehet një person në Vushtrri, shkak borxhi

Tentohet të rrëmbehet një person në Vushtrri, shkak borxhi

Një tentim rrëmbimi raportohet të ketë ndodhur ditën e shtunë në Vushtrri.

Policia bën të ditur se disa persona kanë bllokuar rrugën me automjete një personi, dhe se kishin tentuar ta fusin në automjetin e tyre.

Rasti thuhet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas shkëmbimit të disa mesazheve me të dyshuarin mashkull kosovar – rreth një borxhi dhe derisa ishte me veturë në lëvizje, tri automjete i kanë bllokuar rrugë dhe nga ato janë dal disa persona të cilët duke e sulmua fizikisht janë munduar ta fusin në veturën e tyre, por në pamundësi janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe se rasti është në procedurë hetimore.