Llapi arrin marrëveshje me Blend Baftiun
Një lajm ekskluziv vjen nga kampi i Llapit, i cili ka siguruar transferin e parë veror.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka siguruar shërbimet e Blend Baftiut.
Blend Baftiu pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë edhe largimin nga Drita, për t’iu bashkangjitur skuadrës së Llapit.
Baftiu ishte pjesë e Dritës që nga sezoni 2022/23, mirëpo nuk arriti të fitojë asnjë trofe me klubin gjilanas.
Më herët, Baftiu ishte pjesë e Ballkanit, me të cilin fitoi titullin kampion të Superligës.
Baftiu më herët në karrierën e tij ka djersitur fanellat e dy klubeve kryeqytetase, Prishtina e Flamurtari.
Sezonin që lamë pas, Baftiu arriti të shënojë 10 gola e të dhurojë 5 asistime në të gjitha garat me Dritën.
Ndërkohë, Llapi përfundoi sezonin në vendin e dytë në tabelë pas Ballkanit, që u shpall kampion për herë të tretë radhazi.