Real Madridi fiton Championsin e 15-të
Në “Wembley” të Londrës u luajt finalja e Champions League mes Borusias së Dortmundit dhe Realit të Madridit.
Reali i Madridit fitoi me rezultatin e pastër 2-0, me golat e Carvahal dhe Vinicius Junior.
Pjesa e parë pati mjaft momente emocionuese, por vetëm goli në fraksionin e dytë të lojës zhbllokohet rezultati.
Pas një goditje këndi në minutën e 74-t, Carvahall godet saktë me kokë, duke kaluar Realin në avantazh.
Vinicius shënon dhe të dytin në të 83’, duke vulosur fitoren e madrilenëve, të cilët festojnë trofeun e 15-të të Championsit.