Abdixhiku, mërgatës: Bashkimi i së djathtës në Kosovë po ndodhë, është radha e juaj tani
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëatdhetarët e mërgatës, shënoi 34-vjetorin e veprimit politik të kësaj partie në Zvicër.
Ndër të tjera ai tha se bashkimi i së djathtës në Kosovë po ndodh, e që radhën e kanë mërgimtarët.
“E djathta po ribashkohet edhe në Mërgatë! Një tjetër tubim madhështor në Gjenevë. Ju faleminderit nga zemra për pritjen!”, shkruan Abdixhiku në Facebook.
“Mes bashkëatdhetarëve tanë të mërgatës, shënuam 34 vjetorin e veprimit tonë politik në Zvicër; siç dhe shtruam thirrjen e përbashkimit të së djathtës brenda Lidhjes Demokratike”.