Ministri Liburn Aliu viziton Nasim Haradinajn
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu i ka shkuar për vizitë ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt pas lirimit nga Gjykata Speciale.
Aliu tha se i kanë uruar Haradinajt mirëseardhje në shtëpinë e tij.
“Tek luftëtari i lirisë Nasim Haradinaj, të cilit i uruam mirëseardhje në shtëpinë e tij”, ka shkruar ai në një postim në “Faceboook”.