Ditën Ndërkombëtare e Fëmijëve me shumë aktivitete në Prishtinë

Ditën Ndërkombëtare e Fëmijëve me shumë aktivitete në Prishtinë

Sot është 1 Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e cila shënohet edhe në Kosovë me një varg aktivitetesh që organizohen nga Komuna e Prishtinë, por edhe organizata të ndryshme që merren me mbrojtjen e fëmijëve.

Komuna e Prishtinës përveç seancës solemne që mbanë sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Sheshin “Zahir Pajaziti” organizon aktivitete të ndryshme për fëmijë, si ngjyrosje të fytyrës, maskota, shpërndarje të balonave e vëzhgim i diellit nga Klubi i Astronomisë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pret në takim përfaqësuesit e ‘Ylberit të Prishtinës’, ndërsa organizata ‘Save the Children Kosova’ në partneritet me Komunën e Prishtinës, Ambasadën Gjermane në Kosovë, organizojnë ngjarjen festive e edukative për fëmijë në Parku ‘Taukbahqe’ të Prishtinës.

Po ashtu kujtojmë se Grupi i Studentëve të Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Prishtinës, organizon një manifestim paqësor në përkujtim të 1432 fëmijëve shqiptarë, viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë. Kjo ngjarje organizohet Para Teatrit Kombëtar në ora 12:00.

Po ashtu në sheshin ‘Nënë Tereza’ mbahet Parada e Fëmijëve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, pritet të lansohet Platforma për të Drejtat e Fëmijëve dhe si përmbyllje i kësaj mbahet edhe një koncert me këngë, vallëzim e balet në Sheshi “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00 deri në 16:30.