Hoxhaj ia uron ditëlindjes Veselit: Deri në ditën e pashmangshme të lirisë, edhe 100

Hoxhaj ia uron ditëlindjes Veselit: Deri në ditën e pashmangshme të lirisë, edhe 100

31 maji shënon datën e lindjes së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit.

Gjatë ditës nuk munguan as urimet e përzemërta ndaj ish-kreut, që momentalisht është duke u gjykuar në Hagë.

E kështu veproi edhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Ai tha se luftën e Veselit për liri dhe të shokëve të tij, askush asnjëherë nuk mund ta rishkruajë, dhe ia uroi ditëlindjen atij.

“Luftën e Kadri Veselit për liri dhe të shokëve të tij, askush asnjëherë nuk mund ta rishkruajë. Deri në ditën e pashmangshme të lirisë – edhe 100, kryetar Kadri Veseli!”, shkroi Hoxhaj në “Facebook”.