Arrestimi i bashkëpunëtorit të Vulinit: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim
Sot u konfirmua arrestimi i të dyshuarit serb me inicialet M.K.
I njëjti u raportua se është bashkëpunëtor i Aleksandar Vulin.
Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim.
“Për personin me iniciale M.K, gjatë ditës do të paraqitet kërkesa për paraburgim për veprat penale ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’ dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.
Ndryshe, Policia të mërkurën ka arrestuar personin në fjalë. I njëjti pas arrestimit me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.