Michael Pennington , i cili luajti rolin e Komandantit të Yllit të Vdekjes, Moff Jerjerrod, në filmin “Star Wars: Episode VI: Return of the Jedi”, ka vdekur.
Aktori i njohur ndërroi jetë të dielën, sipas një raporti nga The Telegraph, transmeton Klankosova.tv.
Michael lindi më 7 qershor 1943 në Kembrixh të Anglisë dhe e filloi karrierën e tij në ekran në vitin 1965 me një rol mbështetës në miniserialin e BBC-së “Lufta e Trëndafilave”.
Ai u martua me aktoren Katharine Barker në vitin 1964 dhe çifti priti në jetë djalin e tyre, Mark , përpara se të divorcoheshin përfundimisht në vitin 1967.

