Genci Nimanbegu, kryetar i ri i Ulqinit

Genci Nimanbegu, kryetar i ri i Ulqinit

Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryetarin e ri të Ulqinit, Genci Nimanbegu.

“Ulqini ka zgjedhur mbrëmë një kryetar të ri për ta drejtuar e përshpejtuar komunën kah rruga e përparimit qytetar e kombëtar dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror. Kryetari i ri, z. Nimanbegu më parë ka qenë deputet dhe nënkryetar i Kuvendit në Mal të Zi. Ai ka një përvojë të gjatë në politikë që do t’i shërbejë shumë në detyrën e re për arritje dhe rezultate të mëtejme. Me kënaqësi dhe besim të plotë tek ai si kryetar i ri i Ulqinit, e uroj Gencin për një mandat të frytshëm demokratik e progresist!Gëzuar për suksesin tuaj të merituar z. Nimanbegu”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.