Minnesota e nxjerr fitoren e parë kundër Dallasit
Minnesota Timberwolves e ka ngushtuar epërsinë e Dallas Mavericks, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Konferencës së Perëndimit.
Në ndeshjen e katërt, Timberwolves kanë fituar me pesë pikë diferencë 105:100 duke ngushtuar epërsinë në 3:1 dhe duke i dhënë shpresë vetës për një rikthim spektakolar.
Më i dalluari në radhët e Minnesotas ishte Anthony Edwards, me 29 pikë, 10 kërcime dhe nëntë asistime në fitoren e Timberwolves.
Mirë luajti edhe qendra Karl-Anthony Towns me 25 pikë.
Derisa te skuadra vendase Luka Donçiq, i cili dha kontribut me ‘Triple-Double’.
Donçiq, realizoi 28 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.
Ndeshja e pestë e finales së Konferencës Perëndimore të NBA do të luhet natën e së enjtes në të premte, me fillim nga ora 02:30.