Çitaku: Albin Kurti po e vazhdon vallen e përjçarjes së shqiptarëve në Ballkan
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Albin Kurti po e vazhdon vallen e përjçarjes së shqiptarëve në Ballkan.
Sipas saj, pas ndërhyrjes në zgjedhjet e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sot paska takim elektoral me vetëm një parti politike të Luginës.
“Në vend se të përpiqet t’i unifikojë ata, siç kishte bërë Shqipëria në zgjedhjet e fundit, Kurti po i fryen zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave tona në Luginë. Nuk kam arritur ende ta kuptoj entuziasmin e Kurtit për përçarje e ndasi – por kjo gjë nuk ka sjellë asnjëherë diçka në dobi të shqiptarëve. I papërgjegjshëm deri në ekstrem”, ka shkruar Çitaku në Facebook.