Zjarr në një dhomë të Spitalit në Pejë, nuk ka të lënduar
Rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm ka shpërthyer zjarr në një dhomë të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Sipas njoftimit nga spitali, nuk ka të lënduar, por është djegur dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative.
Në njoftim tutje thuhet se shërbimet ndaj pacientëve po vazhdojnë të jepen si gjithnjë dhe puna po vazhdon normalisht.