Presidenti Ademi: Punimet në “Fadil Vokrri” po kryhen në kohë rekorde
Rindërtimi i fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” po kryhet në kohë rekorde. Kështu ka bërë të ditur presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes një postimi në Instagram.
Punimet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” po kryhen në kohë rekorde. Javën tjetër bëhet vendosja e barit hibrid”, ka shkruar Ademi, teksa ka publikuar fotot e fundit nga fusha e këtij stadiumi, ku shihet se është bërë vendosja e dheut në pjesën më të madhe të fushës, pasi është kryer procesi i drenazhimit dhe instalimit të sistemit të ujitjes dhe ngrohjes.
Sipas parashikimeve të punëmarrësit, fusha do të jetë gati për ndeshje më 6 korrik dhe në bazë të ritmin të punëve pritet që ajo të jetë e gatshme edhe më herët.