Pretendent për Euro 2024, lista e Belgjikës plot me yje, mungon një lojtar
Skuadra e Belgjikës për Euro 2024 është bërë publike, me trajnerin Domenico Tedesco që ka zyrtarizuar listën. Prezent është Kevin De Bruyne, i cili me klasin e tij do të udhëheqë përfaqësuesen në Gjermani si kapiten.
Yjet e Premier League, Youri Tielemans, Leandro Trossard dhe Jeremy Doku janë në formë, ndërsa pritshmëritë janë të mëdha edhe për Romelu Lukaku.
Vlen të theksohet eksperienca e Jan Vertonghen, Axel Witsel, Thomas Meunier dhe Yannick Carrasco ndërsa mungon portieri Thibaut Courtois për shkak dëmtimi. Belgjika është në një grup me Rumaninë, Sllovakinë dhe Ukrainën.
Të grumbulluarit:
Portierë: Koen Casteels (Wolfsburg), Thomas Kaminski (Luton Town), Matz Sels (Nottingham Forest)
Mbrojtës: Timothy Castagne (Fulham), Zeno Debast (Anderlecht), Maxim De Cuyper (Club Brugge), Wout Faes (Leicester City), Thomas Meunier (Trabzonspor), Arthur Theate (Rennes), Jan Vertonghen (Anderlecht).
Mesfushorë: Kevin De Bruyne (Manchester City), Orel Mangala (Lyon), Amadou Onana (Everton), Youri Tielemans (Aston Villa), Arthur Vermeeren (Atletico Madrid), Aster Vranckx (Wolfsburg), Axel Witsel (Atletico Madrid)
Sulmues: Johan Bakayoko (PSV Eindhoven), Yannick Carrasco (Al Shabab), Charles De Ketelaere (Atalanta), Jeremy Doku (Manchester City), Romelu Lukaku (Roma), Dodi Lukebakio (Sevilla), Lois Openda (RB Leipzig), Leandro Trossard (Arsenal).
Ballkanweb