75% e votuesve të sondazhit të Klan Kosovës kundër zgjedhjeve të parakohshme

75% e votuesve të sondazhit të Klan Kosovës kundër zgjedhjeve të parakohshme

Në sondazhin e Klan Kosovës në Viber, me pyetjen nëse Kosova duhet ta shpërbëjë Kuvendin dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme?- janë përgjigjur 688 votues.

75% prej tyre janë shprehur kundër shpërndarjes së Kuvendit, dhe zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa pro këtij vendimi ishin 24%, përcjell klankosova.tv.

Me përgjigjen ”Nuk e di”, u shprehën vetëm 1% e pjesëmarrësve në këtë sondazh.

Sondazhi qe i hapur sot nga ora 17.37 deri në orën 21:50.