Reagimi i Limajt kur pyetet për “pragun”
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është përgjigjur nëse ai beson se do ta kalojë “pragun”.
Sipas Limajt, Nisma i ka munguar qytetarëve dhe parlamentit të Kosovës.
Ai tutje thekson se ka shumë burra e gra nga subjektet politike, LDK e PDK që e kanë vendin në parlament.
“E sigurt ajo që e besoj që e shoh vetën po besoj e po shoh në teren që iu ka munguar qytetarëve që besojnë në idetë dhe vizionin tim kthimin në parlament. Parlamentit po i mungojnë njerëzit, jo veç unë. Ka shumë burra e gra që i mungojnë parlamentit që kanë çka i japin. Nga të gjitha forcat politike, LDK, PDK, nga ne. Do të doja unë dhe ata që ende t’i shohim parlament. Ky është hapi i parë. Besojmë që i kemi munguar parlamentit”, tha Limaj, përcjell Klankosova.tv