Të paktën 45 të vrarë në sulmin ajror në Rafah

Të paktën 45 të vrarë në sulmin ajror në Rafah

Të paktën 45 palestinezë janë vrarë në sulmin izraelit në një kamp në qytetin jugor të Rafah, ka thënë Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Shifra përfshin të paktën 23 gra, fëmijë dhe të moshuar.

Ministria ka thënë gjithashtu se numri i përgjithshëm i njerëzve që janë konfirmuar të vdekur nga ofensiva ushtarake e Izraelit është rritur në të paktën 36,050, me 81,026 të plagosur, shkruan Skynews.