Këtë javë dhe javën tjetër s’ka seanca plenare, kjo është arsyeja
Këtë javë, por edhe tjetrën nuk pritet të ketë seanca plenare.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi pas mbledhjes së Kryesisë.
“Salla plenare është në ndërhyrje për të përmirësuar teknikën, nuk pritet të ketë seancë këtë javë e as javën e ardhshme. Planifikohet të jetë gati para 12 qershorit për një seancë solemne për 25 vjetorin e Çlirimit”, tha Rrustemi.