Vozitë automjetin pa regjistrim, dënohet me 200 euro gjobë
Policia nga rajoni i Klinës gjatё patrullimeve rutinore kanё hasur në një shoferë i cili po drejtonte automjetin me afat tё skaduar tё regjistrimit. Me këtë rast, policia i ka shqituar një gjobë prej 200 eurosh si dhe ja ka konfiskuar përkohësisht makinën.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, thuhet se do tё vazhdojë me aktivitete tё shtuara, pёr parandalimin e aksidenteve nё komunikacionin rrugor.
“Apelojmё tek qytetarët që të respektojnë ligjin, të respektojnë shenjat në komunikacion, në mënyrë që të kemi një rrjedhë normale të komunikacionit me ketë edhe të parandalojmë aksidentet në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.