Panathinaikos shpallet kampion i Evropës në basketboll
Panathinaikos është shpallur kampion i Evropës në basketboll për herën e shtatë.
Në finale ekipi grek e mposhti Real Madridin.
Loja e zhvilluar në “Uber Arena” në Berlin u mbyll me rezultat 95:80.
Kështu ‘mbretërit’ nuk arritën që ta mbronin titullin e fituar vitin e kaluar.
Madrilenët hyn shumë më mirë në ndeshje dhe në fazat e para të duelit kishte një epërsi dyshifrore prej 12 pikësh. Dzanan Musa shkëlqeu në fillim të lojës dhe ishte lojtari i parë që arriti pikë dyshifrore në fund të çerekut të parë.
Panathinaikos, u mundua të këndellet gjatë çerekut të dytë, por skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 54:49.
Në fillim të pjesës së dytë, Kostas Sloukas goditi një trepikësh dhe Panathinaikos u rikthye plotësisht në lojë, për të kaluar në epërsi në minutën e pestë të çerekut të tretë, ku rezultati shënonte 58:56.
Më pas erdhën problemet për mbrojtjen e spanjollëve, pasi grekët zhvilluan një lojë fantastike në mbrojtje.
Kendrick Nunn dhe Kostas Sloukas shkëlqyen në fillimin e çerekut të katërt, dhe më pas Panathinaikos bëri një ecuri të shkëlqyer dhe mori një epërsi prej nëntë pikësh.
Në fund, Panathinaikos arriti të fitojë titullin që prej 13 vitesh priste, pasi fitores 95:80.
Sloukas shënoi 24 pikë, Nunn 22 dhe Lessort 17 në ekipin fitues.
Derisa, Musa ishte më efektivi te Reali me 15 pikë.