Ministrja spanjolle: Ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid i vërtetë
Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles tha se ajo që po ndodh në Gaza është një “gjenocid i vërtetë”.
Ajo kështu u shpreh të shtunën gjatë një festimi për Ditën e Forcave të Armatosura të Spanjës, raporton CNN.
“Ne nuk mund të injorojmë atë po ndodh në Gaza, që është një gjenocid i vërtetë”, deklaroi Robles për transmetuesin publik shtetëror TVE.
Në fillim të kësaj jave, Spanja së bashku me Norvegjinë dhe Irlandën, njoftuan se e kanë në planet e saj për të njohur zyrtarisht një shtet palestinez.
Ministria e Jashtme e Izraelit po shqyrton hapa të mëtejshëm diplomatikë kundër tre vendeve pas dhënies së këtij njoftimi, tha një burim i njohur për çështjen.