Arrestohet dhe suspendohet nga puna një polic në Gjakovë, dyshohet për kanosje
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar policor në Gjakovë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.
Arrestimi i tij ka ndodhur të shtunën.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
IPK shton se pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”.