Regjistrimi i Popullsisë 2024 prodhon efekte të dyanshme
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Regjistrimi i Popullsisë i realizuar këtë vit prodhon efekte të dyanshme.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se sa më parë duhet të sillet në Kuvend Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal.
“Për këtë duhet të sillet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës, projektligji për Financat e Pushtetit Lokal, si instrumet për financim të qëndrueshëm e garantim të mirëqenies dhe zhvillimit në komuna”, ka thënë Tahiri.
Reagimi i plotë:
Regjistrimi i Popullsisë 2024 prodhon efekte të dyanshme
Negative:
Financimi komunal, përcaktohet sipas formulës ku kriteri kryesor i ndarjës buxhetore ështe numri i banorëve. 89% e grantit për komuna ndahet në bazë të kriterit ‘Per Kapita’. Kjo situatë do të reflekton edhe në numrin e anëtarëve të kuvendeve komunale dhe pagat e të emëruarve dhe zgjedhurve politik.
Si përgjigjje ndaj kësaj, duhet reflektuar edhe formulat e finacimit, ngase komunat përtej numrit të banorëve kanë përgjegjësinë e investimeve kapitale, e kjo me shtrirje të gjerë në teritor, mirëmbatjen e objekteve shkollore, spitalore e publike, si dhe pagesat e komunalive e bënë edhe më të vështirë.
Për këtë duhet të sillet sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës, projektligji për Financat e Pushtetit Lokal, si instrumet për financim të qëndrueshëm e garantim të mirëqenies dhe zhvillimit në komuna.
Qartësi:
Është e vërtetë që numrat pas regjistrimit do të pasqyrojnë më qartë planifikimin e politikave. Mirëpo, kjo domosdo duhet të ndiqet edhe me programe për përkrahjen e familjes, si domosdoshmëri që të mos përmbyset piramida e moshës.
Pas regjistrimit të popullësisë është e domosdoshme që shteti të rimendoi politikat si refleksion e statistikave, por edhe thelluar në trajtimin analitik dhe veprim qeverisës, përndryshe sistemi i financimit komunal do të kapitullon.