Gërvalla në Departamentin Amerikan të Shtetit, takon Ndihmës Sekretarin James O’Brien

Gërvalla në Departamentin Amerikan të Shtetit, takon Ndihmës Sekretarin James O’Brien

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ministrja Gërvalla dhe Ndihmës Sekretari O’Brien diskutuan po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.