QKMK apelon që të mos udhëtohet përmes pikave kufitare me Serbinë
Të gjithë ata që kanë planifikuar që këtë të shtunë të kalojnë nga Pika e Kalimeve Kufitare me Serbinë, le të përdorin ndonjë rrugë tjetër.
Kështu apeloi Qendra Kombëtare për Kalim Kufitar.
Ajo tha se këtë thirrje e bëjnë sepse për këtë të shtunë janë paralajmëruar protesta.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim”, shkroi QKMK.
“Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet gjithashtu në thirrjen e lëshuar nga qendra.