“Ne nuk do të dorëzohemi asnjëherë”
Drejtori sportiv i Prishtinës, Driton Krasniqi, ka bërë një reagim të fuqishëm pas humbjes në finalen e Kupës ndaj Ballkanit
Ai ka bërë të ditur se nuk do të ndalen së punuari, deri në momentin kur Prishtina të rikthehet në piedestalin e futbollit kosovar
𝐊𝐲 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐭𝐢𝐣 𝐢 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈:
Ahhh sa i madh është ky emër “PRISHTINA”, e sa të vlefshëm janë “PLISAT”, këto dy emblema nuk shuhen asnjëhere vetëm trashëgohen brez pas brezi…
Fatkeqësisht këtë sezon nuk ja arritëm qëllimit tonë minimal e që ishte dalja në Evropë por ne nuk do të dorëzohemi asnjëhere deri sa ta kthejmë klubin tonë aty ku e ka vendin.
Futbolli është sport maratonik, nuk përfundon asgjë me një sezonë apo dy.
Shihemi në 2024-2025