“Ditë e vështirë dhe e trishtë, por edhe krenare për Serbinë”
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, thotë se sot do të jetë një ditë e vështirë dhe e trishtë për Serbinë për shkak të votimit të Rezolutës për Srebrenicën, por sipas tij edhe krenare, sepse Serbia do të tregojë se është një vend që mund të mbrojë veten.
“Sot do të jetë një ditë e vështirë dhe e trishtuar për Serbinë, sepse rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së do të mbledhë shumicën e thjeshtë të votave të atyre vendeve që votojnë. Edhe pse shumica e njerëzimit, edhe shumica e vendeve të botës, ndoshta nuk do të votojë për rezolutën”, ka thënë Gjuriq në X.
Ai shtoi se në të njëjtën kohë, sot do të jetë edhe një ditë e madhe krenarie për Serbinë, sepse do të tregojë se është një vend që dëshiron dhe ka forcë të mbrohet, një vend që dëshiron të pyesë për interesat e veta dhe të marrë vendimet e veta në mënyrë të pavarur dhe të lirë.