Vazhdojnë punimet në stadiumin ndihmës në Komoran të Drenasit
MKRS-ja ka njoftuar se në kuadër të planit pesëvjeçar, po vazhdon me investime në infrastrukturën e futbollit në gjithë vendin.
Punimet me intensitet të lartë janë duke vazhduar edhe në stadiumin ndihmës në Komoran, ku po krijohet një ambient i ri dhe modern për futbollistët dhe talentët e rinj.
Ky stadium pothuajse ka marrë pamjen përfundimtare, si një e arritur e shumëpritur në shërbim të sportdashësve dhe qytetarëve.