Autobusë të rinj nga janari dhe më shumë linja, Komuna e Prishtinës nis reformimin e sistemit të transportit publik

Autobusë të rinj nga janari dhe më shumë linja, Komuna e Prishtinës nis reformimin e sistemit të transportit publik

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot ka nisur procesi i reformimit të sistemit të transportit publik.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se kjo reformë do të sjellë më shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve, mbulim i më shumë rrugëve me transport publik.

Po ashtu bëhet e ditur se autobusët e rinj do të jenë nga 1 janari 2025, një biletë do të vlejë për të gjitha linjat në kryeqytet dhe do të jenë sisteme digjitale të pagesës së biletave.

“Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë.

Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat”, thuhet në njoftim.