Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
Policia e Kosovës njofton se në Pejë të hënën është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.