120-vjet nga themelimi i FIFA-s, FFK krenare që është pjesë e saj
Sot shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA shënon 120-vjetorin e themelimit të saj.
Ky institucion sot është njëri nga më të rëndësishmit në botë dhe organizata më e fuqishme botërore, derisa Federata e Futbollit e Kosovës është pjesë e barabartë në këtë shtëpi me të gjitha federatat tjera anëtare të saj.
FFK me këtë rast ka uruar FIFA-n dhe ka shkruar se është krenare që është nën ombrellën e saj.
Postimi i FFK-së:
vjet nga themelimi i FIFA-së.
Shtëpia botërore e futbollit sot feston 120 vjetorin e krijimit të saj.
FFK është krenare që është anëtare e barabartë me 211 Federata botërore në këtë organizatë.
Urime 120 vjetorin FIFA!
Happy 120th anniversary FIFA!
Joyeux 120ème anniversaire de la FIFA!