Escobar: ShBA mbetet të përkushtuar plotësisht për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës

Escobar: ShBA mbetet të përkushtuar plotësisht për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ka folur rreth raporteve të ShBA-së me Kosovën.

Ai në një intervistë për Atlantic Council tha se Shtetet e Bashkuara mbetet të përkushtuar plotësisht për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, kjo s’do të ndryshojë kurrë.

” Kemi një raport tepër të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo s’do të ndryshojë kurrë. Shtetet e Bashkuara mbeten shumë pro-Kosovës. Kudo që udhëtojë unë e kam atë ndjenjën reciproke që ata janë shumë pro-amerikan. Kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit”, tha ai gjatë kësaj interviste transmeton Klankosova.tv

Escobar theksoi se dyja vendet kanë pasur sfida mes vete rreth vizitonit për rajonin dhe se si mund të punojmë bashkë për të avancuar projektin kombëtar të Kosovës.

“Unë shpresoj që do të vazhdojmë të përmirësojmë këtë raport. Dhe mund të them që ka veçse vullnet të mirë, jo vetëm në SHBA, por në gjithë QUINT-in për të përmirësuar raportin”, tha diplomati amerikan.

Gabriel Escobar, së shpejti do të marrë angazhim tjetër në kuadër të diplomacisë amerikane.