Hamza takon ambasadorin turk: Biseduam edhe për investime të reja turke në Kosovë

Hamza takon ambasadorin turk: Biseduam edhe për investime të reja turke në Kosovë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Ai ka treguar se me ambasadorin tuk ka biseduar për investime të reja turke në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se Turqia është një partnere shumë e rëndësishme e Kosovës, e cila në vazhdimësi ka përkrahur forcimin e subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Një takim produktiv për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë pata me ambasadorin Tunç Angılı. Turqia është një partnere shumë e rëndësishme e Kosovës, e cila ka përkrahur gjithnjë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin tonë ekonomik. Ne biseduam edhe për investime të reja turke në Kosovë dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve”, ka shkruar Hamza.