Maqedonci dhe Jashari pjesë e takimit të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Maqedonci dhe Jashari pjesë e takimit të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari morën pjesë në takimin virtual të radhës të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Maqedonci ka thënë se në takimin e udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin, u diskutua për situatën aktuale në Ukrainë, dhe për ndihmën ushtarake që shtetet duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës dhe popullit të saj që po përballet me agresorin rus.

“Kosova qëndron me Ukrainën ngase është me të drejtën, lirinë e popujve dhe sovranitetin e pakontestueshëm të shteteve”, ka thënë Maqedonci.