Arrestohet në Skenderaj i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili është kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
I dyshuari është arrestuar gjatë së dielës në fshatin Marinë të Skenderajt.
Policia thotë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.