Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e Traktatit për të burgosurit nga Danimarka në burgun e Gjilanit

Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e Traktatit për të burgosurit nga Danimarka në burgun e Gjilanit

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës.

Ky traktat parashikon shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për ekzekutimin e dënimeve të shtetasve danezë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze”, thuhet në njoftim.