Ujqërit e Minnesotës e hanë kampionin dhe MVP-në, shkojnë në finale të Konferecës
Minnesota Timberwvoles e ka fituar ndeshjen e shtatë dhe vendimtare të serisë triler të gjysmëfinales së Konferencës Perëndimore në NBA.
Ata fituan në shtëpinë e kampionit aktual, Denver Nuggets, me rezultat 90:98, ndonëse në fillim të çerekut të tretë po humbnim me 20 pikë diferencë.
Jamal Murray dhe Nikola Jokiq shënuan nga 35, respektivisht 34 pikë, te vendësit, por nuk u ndihmuan shumë nga shokët e skuadrës.
Në anën tjetër te mysafirët gjashtë lojtarë patën pikë dyshifrore, udhëhequr nga Ja McDaniuels dhe Karl Anthony-Towns që shënuan nga 23 pikë secili.