City rrëmben titullin e 10-të në Angli
Manchester City është kampion i Premier Ligës për sezonin 2023-2024. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 3-1 ndaj West Ham United në javën e fundit të kampionatit.
Dopieta e Foden vendosi ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa goli i Kudus shërbeu vetëm për statistikë, pasi Rodri thelloi shifrat në fillimin e pjesës së dytë.
City “kurorëzon” kështu sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, për ta ky është titulli i 10-të në histori dhe i katërti radhazi. Arsenali duhet të provojë sërish vitin tjetër për të arritur te suksesi në Premier Ligë, ekipi i Artetës fitoi 2-1 me Everton. Chelsea në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Konferencës, pasi e mbylli në vendin e 6-të, ndërkohë që Unitedi mbeti jashtë zonës evropiane.
Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpoolit. Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli sezonin me fitoren 2-0 ndaj Wolves, duke u renditur në vend të tretë me 82 pikë.