HomeAktualeBesim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

spot_img

Kandidatja për Presidente nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka prezantuar aderimin e radhës në listën e saj.

Bëhet fjalë për Besim Kodrën, i cili është ekspert i shëndetësisë dhe i cili ka kontribuar sidomos për të drejtat e pacientëve.

Osmani vlerësoi lart punën e Kodrës, për të cilin tha se zgjodhi të bëhet zë për ata që shpesh nuk kanë pasur përfaqësim.

“Për pacientët. Për familjet që luftojnë çdo ditë. Për qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Osmani.

“Si jurist dhe ekspert i fushës së shëndetësisë dhe të drejtave të pacientëve, ai ka kontribuar në hartimin e politikave, në forcimin e llogaridhënies dhe në mbrojtjen e interesit qytetar, duke përfaqësuar Kosovën edhe në iniciativa rajonale, evropiane e globale. Përmes Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besimi ka dëshmuar se humanizmi është përkushtim i përditshëm ndaj njerëzve”, shtoi ajo.

“Këtë mision Besimi do ta vazhdojë në një tjetër betejë: për ta përfaqësuar kauzën e pacientëve në Kuvend. Jam e bindur se Besimi do të jetë një zë i fuqishëm për pacientët, për qytetarët dhe për interesin publik”, shtoi Osmani.

Lajmet e Fundit

Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka potencialin për t’i shkaktuar probleme serioze Republikës së...

Kurti takon në Nju-Jork presidentin e Bankës Botërore 

"Gjatë qëndrimit në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sot takova edhe...

Gjini: Jonormale me negociu tërheqjen e lëndëve nga Gjykata me votimin e ligjit për Specialen

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i ftuar në Pressing në T7 foli për dënimin...

Kurti takohet me Kallasin në OKB: Kërkon trysni ndaj Serbisë dhe statusin kandidat për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në selinë e Organizatës...

Më të lexuarat

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...