25 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës
25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviq.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.
Në këtë masakër u vranë 117 dhe u plagosën rreth 200 të burgosur shqiptarë, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.
Brenda këtij burgu gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.
Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush.