Usyk shpallet kampion botëror i boksit pas garës me Furyn

Usyk shpallet kampion botëror i boksit pas garës me Furyn

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është mbreti i peshave të rënda, pasi mposhti Tyson Furyn.

Usyk triumfoi ndaj Furyt me vendim të ndarë të gjyqtarëve, duke u shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda.

Ukrainasi e arrin këtë për herë të parë që nga Lennox Lewis në vitin 2000.

Për Furyn kjo është humbja e parë në karrierë.