Limaj në Venecia: Mërgata është vlerë e çmuar
Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismëe Socialdemokrate, Fatmir Limaj, që ishte i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nënkryetari Vesel Krasniqi, drejtori Avdi Morina, dhe bashkëpunëtorë tjerë të partisë.
Kryetari Limaj është shprehur tejet mirënjohës për mërgatën tonë në këtë pjesë të Italisë, dhe ka vlerësuar lartë kontributin e tyre të vazhdueshëm në përkrahje të ekonomive familjare në Kosovë dhe zhvillimit në përgjithësi të komunave prej nga vijnë dhe vendit në përgjithësi.
“Mërgata është vlerë e çmuar për secilin prej nesh. Ajo e ka dëshmuar rëndësinë e saj në kohë lufte dhe fuqishëm po vazhdon të jetë e tillë edhe në ditët e sotme të lirisë e pavarësisë”, ka theksuar Limaj.
Pas Italisë turi i takimeve do të vazhdojë sonte me mërgimtarët në Lozanë të Zvicrës.